Në Xhepçisht u hap klubi i adoleshentëve

Forcimi i besimit për ti biseduar problemet e adoleshencës me prindërit, trajtimi i problemeve sikurse varësia nga duhani dhe narkotikët, por edhe zhvillimi i një adoleshence të qetë dhe pa devijime. Këto janë aktivitetet që Klubi hapur së fundmi në fshatin Xhepçisht të Tetovës, trajton me adoleshendet e vendit. Edhe pse këto tema diskutohen shpesh me të rinjtë, megjithatë ka edhe grup të rinjsh që nuk i bisedojnë këto tema dhe që i shohin si tabu.

“Problemet e adoleshentëve janë shumë duke nisur nga duhani, mos pasja besim tek prindërit për të biseduar për problemet e tyre, sepse janë të stërmbushur me problematika që mendojnë se nuk mund të kenë zgjidhje, andaj për këtë arsye ua ofrojmë klubin që të diskutojmë dhe të i këshillojmë apo të iu japim ide për këtë. Problemet tjera i dini tani në kohën moderne si janë droga, prostitucioni, ngacmimet në rrjetet sociale pedofilia që ditëve të fundit është shumë e përhapur, pra gjitha këto i trajtojmë me të rinjtë këtu brenda në klub”, deklaroi Sevime Bilalli. Sociologe – drejtuese e klubit të adoleshentëve.

“Si adoleshentë kemi shqetësimet tona, dhe më shumë janë me drogën, alkoolin, pedofilinë dhe me pjesëmarrjen këtu mësojmë që t’i tejkalojmë më mirë dhe mos devijojmë nga rruga e duhur”, tha Melisa Mustafi, nxënëse.

“..ndonjëherë për ta zgjidhur një problem duhet ta bisedosh që të gjendet një zgjidhje. Këtu jemi më të lirë se në shoqëri ku ka paragjykime, fjalë e tjera, ndërsa këtu jemi të lirë të shprehim mendimet tona të vërteta”, u shpreh Melita Aliu, nxënëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme