Nën akuzë për shitje të lëndëve narkotike, 36-vjeçari bie në prangat e policisë teksa priste klientin

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Klos, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.


Gjatë një kontrolli në Rrugën e Arbërit, në qytetin e Klosit, uniformat blu ndaluan dhe kontrolluan automjetin e shtetasit L.H., i lindur në Kosovë dhe banues në Tiranë. Në automjet u gjet një pako me lëndë narkotike, dyshohet kokainë, e cila ishte gati për t’u shitur një klienti me të cilin kishte rënë në marrëveshje më parë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për kapjen e personit që do të blinte drogën.

Njoftimi i policisë

Klos, Dibër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritja”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të drogave të forta.

Po priste për t’i shitur një shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari kosovar, me banim në Tiranë.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë narkotike kokainë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndën narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e tentativave për shpërndarje të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pritja”.

Në kuadër të operacionit, në Rrugën e Arbërit, në qytetin e Klosit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar, kapur dhe arrestuar shtetasin L. H., 36 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën ky shtetas po priste t’ia shiste një shtetasi me të cilin kishte bërë marrëveshje më parë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme