Nën akuzën e tjetërsimit të pronave, shtyhet seanca në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, ja çfarë u bë shkak

Seanca paraprake në GJKKO për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është shtyrë për në datë 1 nëntor.


Shkak i kësaj shtyrje është bërë prokura e një prej avokatëve që mbron një nga të pandehurit, i cili është në mungesë.

Kjo ka qenë dhe arsyeja që ka sjellë shtyrjen e seancës paraprake me dy javë.

Sakaq, ish-kryebashkiaku i Himarës ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premte.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Goros në datën 22 shtator, duke bërë kështu më pas kërkesë pranë GJKKO-së për kalimin e dosjes në gjykim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme