Nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, kryetari i bashkisë së Shkodrës del nga SPAK pas rreth dy orësh! Benet Beci “kyç” gojën para gazetarëve

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premteje (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për rreth dy orë.


Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Beci është përballur me gazetarët, por ka “kyçur” gojën para tyre, duke mos bërë asnjë prononcim mbi arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.

Kujtojmë që kryebashkiaku socialist është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Ndaj Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23.10.2024.

Ndërkohë më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor).

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme