Një serbi nga Leposaviqi nën kërcënimin e thikës, dy persona ia kanë grabitur 100.000 dinarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull k/serb menaxher i një lokali të lojërave të fatit, ka informuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikave, i kanë grabitur 100.000 dinarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës.



