Nëna 21-vjeçare nga Fushë-Kruja vret foshnjën në muajin e 8 të shtatzënisë

Sakte.net  /  E premte, 14 Tetor 2016  –   17:50

Një vajzë 21-vjeçare ka ndërmarrë një veprim ekstrem teksa i ka dhënë fund jetës së foshnjës së saj në muajin e tetë të shtatzënisë.

 

E reja nga qyteti i Fushë-Krujës me inicialet S.Z ka pirë me dashje 40 kokrra paracetamoli, duke mos i dhënë asnjë mundësi për mbijetesë foshnjës së saj. Ajo ka shkuar pasditen e 12 tetorit në maternitetin e Tiranës, ku bluzat e bardha kanë nxjerrë fëmijën në gjendje të vdekur. Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga Policia e Durrësit thanë për Express se vajza e ka ndërmarrë këtë veprim me ndërgjegje të plotë për të abortuar fëmijën. 21-vjeçarja ishte në lidhje me një djalë, lidhje për të cilën kishte dijeni edhe familja e saj.

Njoftimi i policisë së Durresit

Më datë 13.10.2016, rreth orës 17:30, jemi njoftuar nga Salla Operative Tiranë, se më datë 12.10.2016, rreth orës 18:00, ka shkuar në spital, për lindje shtetësia S.Z. 21 vjeçe, banuese Fushë-Krujë, ku pas ndërhyrjes është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa shtetësia e mësipërme ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme