Nëna 22-vjeçare vret tre fëmijët e saj

Një ngjarje makabre ka tronditur SHBA-në, ku një nënë akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj.

22-vjeçarja, Rachel Henry u arrestua në 20 janar të këtij viti, pasi ajo pranoi se vrau fëmijët e saj nën moshën 4-vjeç.

Vogëlushët që u mbytën nga nëna ishin dy vajza, 1-vjeç dhe 7-muajshe dhe një djalë 3-vjeçar.

Sipas hetimeve të deritanishme, e reja i vrau fëmijët njëri pas tjetrit, teksa ishte duke kënduar.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Phoenix, Arizona.

Në dëshminë e saj para autoriteteve, ajo ka deklaruar se fillimisht mbyti vajzën e saj 1-vjeçare, duke i mbyllur gojën me dorë, deri sa vogëlushja dha shpirt.

Më pas, 22-vjeçarja tregoi se mbyti djalin e saj 3-vjeçar, i cili filloi të qante dhe ta shkelmonte nënën e saj pasi mbyti foshnjën 1-vjeçare.

Ajo nuk u mjaftua me kaq, dhe në fund mbyti edhe vajzën tjetër, vetëm 7 muajshe, sërish duke i mbyllur gojën me duar.

Më tronditës në këtë ngjarje makabre është fakti se ajo i mbyti fëmijët duke u kënduar ninulla, ndërsa burri i saj ndodhej në dhomën tjetër.

Ajo i vendosi kufomat e tre fëmijëve të vdekur në dyshemenë e dhomës së ndenjes, gjoja sikur ishin duke fjetur.

Rachel nuk i tregoi asgjë bashkëshortit të saj, por vazhdoi sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Bashkëshorti e kuptoi më vonë që fëmijët kishin vdekur dhe lajmëroi autoritetet.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mamaja e re ishte përdoruese e lëndëve narkotike dhe kohët e fundit filluar të sillej çuditshëm.

Megjithatë, hetimet zbuluan se në momentin e krimit tronditës ajo nuk ishte nën efektet e drogës.

Seanca gjyqësore ndaj saj, ku do të jepet vendimi përfundimtar për të, do të zhvillohet më 28 janar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme