Një senatore australiane ka bërë histori pasi që u bë politikania e parë që e ushqen foshnjën e vet me qumësht të gjirit në sallën e Parlamentit të Senatit.
Alia Joy, vajza dy javësh e senatores Larissa Waters, e cila është po ashtu edhe nënkryetare e Partisë së Gjelbër të Australisë, po e ushqente me gji foshnjën e vet në sallën e Senatit gjatë një votimi për një mocion të Partisë së Gjelbër këtë javë, transmeton Express.
Më pas ajo shkroi në Facebook: “Jam shumë krenare që vajza ime Alia është foshnja e parë që ushqehet me gji në Parlamentin Federal! Kemi nevojë për më shumë vende të punës që janë miqësore, familjare dhe fleksibile.”/Express/