Nëna denconcon humbjen e të birit 31-vjeçar, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen.


Ngjarja ka ndodhur në Patos, kurse denoncimi është depozituar nga nëna 59-vjeçare e të riut.

Ajo ka dëshmuar se i biri 31-vjeçar ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia konfirmoi nisjen e kërkimeve, por nuk dha detaje nga dëshmia e denoncueses dhe rrethanat apo shkaqet e largimit.

“Në stacionin e Policisë Patos kallëzoi shtetasja B. B., 59 vjeçe, banuese në Patos, se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi J. B., 31 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, thanë burime zyrtare nga Policia Fier.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme