Nëna dhe foshnja e palindur ndërruan jetë në spital, blutë japin detaje: Nuk ka patur kallëzim! Ja çfarë shkaktoi vdekjen e 36 vjeçares

Një ngjarje e rëndë shënoi në kryeqytet, ku një nënë 36 vjeçare humbi jetën pas komplikacioneve shëndetësore pasi foshnja e saj ndërroi jetë në barkun e saj ende pa lindur.


Dje se 37 vjeçarja ka qenë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ditën e shtunë (5 tetor), por fatkeqësisht foshnja e saj kishte ndërruar jetë ende pa lindur (në bark).

Sakaq, gruaja B.Deliu, ka humbur jetën me datë 7 tetor në orën 7 të mëngjesit.

Policia njofton se 37 vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator.

Blutë bëjnë me dije se të afërmit e viktimës nuk kanë bërë asnjë kallëzim, ashtu sikurse nuk ka pretendime prej tyre për shkakun e humbjes së jetëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë. Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator. Për këtë rast, nuk ka patur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

LEXONI EDHE:

DETAJET/ Nëna shfaqi komplikacione me shëndetin pas humbjes së foshnjës në bark! 37 vjeçarja u dërgua nga materniteti drejt QSUT-së, por nuk arriti të mbijetonte

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme