Ajo tha se juridikisht do pranojnë rezultatin e zviceranëve, nëse ata thonë se ishte vetëvrasje, mirëpo shpirtërisht jo, shkruan lajmi.net.
“Ne kemi paracaktuar për Zvicër, pasi kemi jetuar edhe 19 vjet. Ata do të gjejnë nëse ka qenë vrasje ose vetëvrasje. Për vdekjen e Astritit janë fajtorë ata që janë ardh e kanë marr në shtëpi e kanë dërgu në paraburgim dhe tani nuk është më”, tha ajo në konferencën për media.
Më pas tha se “Sylë Hoxha për vrasjen e astritit është shpërblye në Prishtinë për postë më të lartë. Askush nuk ka ardh të më njoftoj për vdekjen e Astritit.”
“Na si prind kërkojmë hetim të pavarur për vdekjen e Astritit, por as zviceranët nuk munden me ma hekë atë se dikush qëndron pas vdekjes së djalit tim.” /Lajmi.net/