Nëna e dëshpëruar e Kujtim Fejzullait: Ku gabova?

Nga jetesa me prindërit e tij në një apartament me qira të subvencionuar nga taksapaguesit austriakë, Kujtim Fejzullai, një 20-vjeçar që kreu me gjakftohtësi su lme brutale në Vjenë dhe vr au njerëz të pafajshëm para se të neutralizohej nga policia, pranoi një privilegj të bukur të ofruar nga kryeqyteti .

E përditshmja austriake Heute zbuloi se Fejzullai u zhvendos nga banesa e prindërve të tij në Liesing, në banesën e tij më 1 maj, 2020. Ai jetonte në një apartament prej 42 metrash katrorë. Nga fqinjët ose menaxherët, nuk kishte asnjëherë ankesa ndaj tij.

Vetëm gjurmët e shkatërrimit në shkallët e ndërtesës së vjetër të rinovuar, si dhe dyert e aluminit zëvendësuese, dëshmojnë për një veprim jashtëzakonisht dramatik të policisë kur forcat speciale austriake shpërthyen derën e përparme dhe kontrolluan apartamentin.

“Rreth 1.20 të mëngjesit, ne u zgjuam nga një ndërhyrje e dhu nshme. Të gjitha dritat në ndërtesën tonë u ndezën në të njëjtën kohë,” thotë një fqinj i tronditur.

Askush këtu nuk dëshiron të besojë se një fanatik i IS ka jetuar mes tyre. Por cila është historia e Kujtim Fejzullai, shkruan Heute.

Lindur në Austri, ai u rrit në Mödling dhe ishte i talentuar si një futbollist i ri. Ai vijoi shkollën e mesme teknike Ottakring, të cilën më vonë e la.

Në vend të shkollimit, ai zgjodhi predikuesit radikalë. Në shtator 2018, Kujtimi fluturoi nga aeroporti i Vjenës drejt Stambollit dhe më tej në Hatay. Por djali i një kopshtari dhe një amvise nuk arriti në Siri. Adoleshenti u arr estua dhe u kthye në Austri.

Nëna denoncoi me dëshpërim djalin e saj. Avokati Nikolaus Rast kujton detajet:

“Unë kurrë nuk do të përfaqësoja një fanatik fetar. Unë e pranova atë vetëm sepse nëna e tij, një grua plotësisht perëndimore, u ul duke qarë me mua dhe më pyeti: ku gabova?’”, thotë Rast.

Kjo është pyetja që po bën e gjithë Austria. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme