Opozita e Venezuelës të mërkurën ka filluar “nënën e të gjitha protestave” në të cilën e akuzon kryetarin e vendit Nicolas Madura për metoda diktatoriale për shuarjen e pakënaqësive të popullit për shkak të krizës ekonomike.
Agjencitë njoftojnë se në protesta është vrarë një student, transmeton Koha.net.
Vrasja e studentit u bë me plumb në kokë në Caracas.
Pas kulmimit të demonstratave të javës së shkuar kur u vranë pesë persona, protestues nga e gjithë Venezuela kanë dalë në rrugë duke kërkuar nga qeveria ta caktojë datën e zgjedhjeve të shtyra, të ndalohet represioni i forcave të sigurisë ndaj protestuesve, respektimin e pushtetit ligjvënës, etj.
“Kjo Qeveri është në fazën e vet përfundimtare” ka theksuar mbrëmë në protestë Henrique Capriles, politikan i cili dy herë është kandiduar në zgjedhjet presidenciale në këtë vend të Amerikës Jugore.