Një 37-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve ka gjetur vdekjen tragjikisht pasi ka rënë nga ballkoni i një hoteli ku po pushonte bashkë me familjen e saj në Spanjë.
Ema Evans nga Wales ishte duke fjetur në ballkon pasi kishte shumë vapë brenda në dhomë, por gjatë orëve të natës ajo ka rënë nga ballkoni.
Pas dërgimit në spital, ajo nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të rënda, duke ndërruar jetë.
Nga hetimet e deri tanishme mendohet se gruaja ka qenë ipnovate, dhe ka qenë duke ecur në gjumë.