Nëna e Xhenetës çuditet me fajësimin që Komuna ia bën për vdekjen e vajzës së saj

anë bërë gati një vit nga vdekja tragjike e 4-vjeçares nga Prizreni, Xheneta Gashi.

Derisa askush nuk është dënuar deri më tash, zyrtarë të komunës së Prizrenit, disa herë kanë bërë fajtore nënën e Xhenetës, Lirie Gashi, për vdekjen e vajzës së saj.

Në një intervistë në “Interaktiv”, nënkryetari i komunës, Lulëzim Kabashi, ka thënë se nëna e viktimës ka qenë e vetëdijshme për rrezikun që i kanosej dhe sërish kishte shkuar në atë objekt, raporton KTV.

Mirëpo, Lirie Gashi, çuditet me deklaratat e zyrtarëve komunalë. Sipas saj, është e turpshme që komuna të mundohet t’i ikë përgjegjësisë.

Ajo ka thënë se disa herë kishin kërkuar ndihmë nga komuna, por asnjëherë nuk u morën parasysh thirrjet e tyre. Lirie Gashi ka thënë se zyrtarë të komunës, janë shkaktarët kryesorë për vdekjen e Xhenetës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme