Nëna me dy fëmijët në rrugë, kërkojnë ndihmë për problemin e strehimit

Nurtene Ismaili, tashmë një vit e gjysmë, kujdeset e vetme për dy fëmijët e saj, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Ai nuk i la as shtëpi e as para, madje Nurtenia nuk ka as nënshtetësi të Maqedonisë, sepse ka ardhur këtu si nuse nga Ferizaji i Kosovës.  Madje ajo është nxjerrë në rrugë edhe nga shtëpia në të cilën jetonte deri mbrëmë.

“Kam nevojë për shtëpi, mbrëmë kam fjetur te daja im, jam me dy fëmijë, nuk kam shtëpi timen. Qe një vit e gjysmë më ka vdekur bashkëshorti dhe nuk na ka lënë asgjë pas vete. Kemi ndenjur në Ferizaj me qira, si vdiq ai ne jemi kthyer me fëmijët  këtu. Tani nuk kam të holla as të paguaj qiranë, as të blej banesë, asgjë nuk kam. Më kanë nxjerrë prej shtëpie. Unë nuk kam as nënshtetësi të këtuit dhe për këtë shkak unë nuk mundem asgjë të bëj. Kam pasur shumë presion, nuk kam dashur të dal në TV, por shkaku i fëmijëve dhe shkaku se kam mbetur rrugëve”,- deklaroi kryefamiljarja, Nurtene Islamili.

Thonë “mos paç fatin e jetimit”. Nurtenja, nëna që kujdeset e vetme për dy fëmijët jetimë, është jetime edhe vetë e nuk ka familje ku të kthehet. Përkohësisht disa aktivistë humanitarë e kanë strehuar në një banesë, por kjo është zgjidhje vetëm për disa ditë. Më pas, Nurtenja sërish mund të mbetet rrugëve, bashkë me dy jetimët.

Rasti i saj është shumë specifik. Është pa dokumentacion, nuk i plotëson as nevojat më elementare. Ka dy fëmijë dhe për hir të këtyre dy fëmijëve t’i ndihmojmë, ta strehojmë diku. Për momentin ajo është rrugëve, ka mbetu jashtë sepse aty ku ka qenë, në lagjen Dizhon, unë banoj aty afër. Atë e kanë dëbuar prej shtëpie dhe kjo prej dje është jashtë. Është drejtuar tek unë në shtëpi për ndihmë.  Për momentin e gjetëm këtë hapësirë për qira, por nevoja e saj është për shtëpi, për hir të fëmijëve”,- theksoi aktivistja humanitare, Sumeja Murtezi.

Fëmijët nuk deshën të jenë pjesë e kësaj storie të trishtë televizive, sepse kanë frikë se bashkëmoshatarët e tyre mund t’i tallin për varfërinë, që në fakt nuk është për fajin e tyre. Por, mospasja e një të ardhme të sigurt është makthi më i madh për një nënë dhe për fëmijët e saj. Prandaj duhet urgjentisht, të gjithë ata që mundemi, të mendojmë bashkërisht të gjejmë një zgjidhje për Nurijen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme