Një fëmijë në Podujevë është rrahur gjatë ditës së djeshme nga nëna e tij.
Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:30, është raportuar se e dyshuara ka rrahur fizikisht fëmijën e saj.
Ndërsa fëmija është dërguar nga babi i tij fillimisht në emergjencën e Podujevës, e më pas në QKUK për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.