Nëna tentoi të mbyste binjaket, peshkatari ‘hero’ tregon se si i shpëtoi ato

Një peshkatar amator në Lushnje tregon momentin kur shpëtoi nga mbytja dy vajzat binjake të shtetases Rudina Kishta.

Ardimir Murataj thotë se për të nxjerrë njërën prej vajzave nga uji, është zhytur me not. Ai shprehet më tutje se vajza ka shpëtuar falë frymëmarrjes artificiale që i ka bërë.

Murataj thotë se gruaja ka tentuar më pas që t’i mbysë vajzat e saj me thonj, madje edhe në praninë e policisë, që sapo kishte mbërritur në vendngjarje.

“Isha këtu dhe matanë ishte një burrë. Vjen një grua me dy kalamaj. Duke kaluar u hodh direkt në lumë. Një gocë e kishte në krah dhe një tjetër e kapi për flokësh. Në momentin që i kam parë, kam hequr telefonin nga xhepi dhe u zhyta me kokë pasi thellësia është rreth 3 metra. I kam hequr një gocë nga ujë dhe tjetrën e kishte zhytur në ujë. I kam bërë frymëmarrje artificiale dhe e shpëtova. Një person tjetër e ka nxjerrë gruan. Pasi doli deshi t’i mbyste me thonj. Policia ka ardhur shpejt dhe gruaja deshi të mbyste fëmijët nën sytë e policisë. Deshi të mbyste edhe veten. Ajo thoshte se janë fëmijët e mi. Ato thoshin duam mamin. As vetë nuk e mora vesh se çfarë po ndodhte. I shokuar kur pashë dy engjëj duke i mbytur. Unë vet vij këtu për të peshkuar”, tregon ai.

Gruaja është arrestuar nga policia dhe një ditë më parë ka dalë para gjykatës.

Mbrëmjen e 13 gushtit, 42-vjeçarja i vuri zjarrin shtëpisë së bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli të Fierit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme