Në emisionin “Komiteti” prodhim i RTV Dukagjini, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për mosmarrëveshjet brenda subjektit partiak serb në Kosovës.
Ai ka treguar se këto marrëveshje kishin filluar me emërimin e deputetes Mirjana Jevtic si ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal, që më pas rezultoi edhe me dorëheqjen e saj.
Rashiq ka thënë se shumica e deputetëve të listës serbe kishin kundërshtuar emërimit të Jevtic, edhe pse sipas tij, ish-ministri Ljubomir Maric e kishte tepruar me qëndrimet e tij.
Deputeti ka treguar se nuk ka pasur konsultim paraprak të kryeministrit Mustafa me deputetët e listës serbe për emërimin e Jevtic dhe siç thotë Rashiq, për këtë ishte i njoftuar vetëm kryetari i grupit parlamentar të listës serbe, Slavko Simic. /Express/