Nënat gjakovare sot dorëzojnë padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Nënat gjakovare të grumbulluara rreth shoqatës “Thirrjet e Nënave” sot në ora 10:00 do të dorëzojnë pranë Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kërkesën për kallëzim penal ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Po ashtu, ato do të dorëzojnë edhe librin me titull “E vërteta për krimet serbe”, që sipas tyre, është një monografi me 1000 faqe dëshmi kundër kriminelëve serbë, të cilët rrëmbyen, vranë dhe zhdukën shqiptarë civilë në Gjakovë, gjatë periudhës 24 mars 1999 deri 12 qershor 1999.

“Ky libër përmban 151 rrëfime të familjarëve të goditur, të cilët dëshmojnë për më të dashurit e tyre, të rrëmbyer, të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme