Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre, zbulohet biseda e fundit e djalit me të ëmën e paralizuar

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku nënë dhe bijë u gjetën të pajeta dje në banesën e tyre.


Gazetarja e News24, Lorena Kodra tha se Eleni dhe Ornela Vangjeli prej disa ditësh nuk i përgjigjeshin telefonatave të të afërmeve të tyre.

Ka qenë djali i të moshuarës së paralizuar ai që bëri denoncimin në polici. Ai tha se kishte që prej mëngjesit të së dielës që nuk fliste me motrën dhe nënën e tij.

“Kontakti i fundit që pata me motrën dhe nënën ishte të dielën. Komunikova pasi i solli ambulanca në shtëpi”, mësohet të jetë shprehur ai. Raportohet se nëna kishte pasur probleme me oksigjenin dhe kjo e kishte detyruar të bijën që ta çonte në spital. Ndërkohë, mjekët i kishin kërkuar që nëna të shtrohej, por e bija nuk kishte pranuar. Në rrethana ende të paqarta, të dyja, nënë e bijë janë gjetur të pajeta, ndërsa dyshohet se vdiqën për shkaqe natyrale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme