Nënë e divorcuar me dy djem, policja e pezulluar mbetet pa punë dhe pa shtëpi?

Blerta Dervishi, efektivja e forcave “Shqiponja” që u pa dje duke përqafuar fëmijët e saj pasi kishin ardhur për t’i shembur shtëpinë, tashmë do të jetë edhe pa punë.

Kjo, pasi polices i kanë komunikuar pezullimin nga detyra sot me argumentin se dje kishte penguar zbatimin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës për prishjen e shtëpisë.

Blerta Dervishi është një nënë e divorcuar dhe ka dy djem 10 vjeç.

Ngjarja e djeshme skandalizoi të gjithë shqiptarët ku policia në vend që të mbronte familjarët, u vu në mbrojtje të fortëve që shkelonin derën duke terrorizuar gra dhe fëmijë.

Por, çfarë bëri Blerta Dervishi që sipas Sandër Lleshajt paska penguar policinë?

Praktikisht asgjë. Më së shumti ajo është fiksuar nga kamerat duke qarë dhe duke shtrënguar në gji fëmijët e saj duke qenë mjaft e rregullt edhe në raport me kolegët e saj policë.

Vendimi i sotëm duket të jetë një hakmarrje e ulët e pushtetit ndaj të pambrojturve që i ka në dorë përmes heqjes së bukës së përditshme.

Tashmë, Blertës do t’i duhet të kërkojë për një punë tjetër ndërkohë që natën jeton me frikën se shteti do të vijë sërish për të ndihmuar të fortët duke e nxjerrë në mes të katër rrugëve më fëmijet. /albeu.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme