Një nënë zemërthyer nga SHBA, djali 3-vjeçar i së cilës vdiq papritur nga sindroma e vdekjes foshnjore, zbuloi fjalët e fundit të tij: “Natën e mirë, të dua shumë”.
Jasmine Shortland ,e shkatërruar kujton natën kur disa javë më parë, djali i saj i qeshur Bryan-Andrew, u shtri në shtrat. Ata kurrë nuk e dinin se do të ishin fjalët e fundit që shkëmbyen me djalin e tyre.
Tani ajo po përjeton makthin më të madh që mund të përjetojë një prind: “Nuk mund ta besoj që ai ka ikur”, shprehet ajo.
Nëna 23-vjeçare thotë se tani duhet të bëjë më të mirën për familjen e saj të re, për fëmijën tjetër dhe bashkëshortin e saj 20-vjeçar, Josh Westcott.