Nënë Tereza do ndikonte për paqe në Gaza e Izrael!

Botës i duhet sot një personalitet si Shën Nënë Tereza, sepse ajo do ta bindte botën që luftimet të ndalonin në Gaza e Izrael.

Ndikimi i saj i madh tek personalitetet më të mëdhenj botëror mund ta arrinte diçka të tillë, siç arriti një armëpushim në vitin 1982 në Bejrut, për të shpëtuar rreth 100 fëmijë në nevojë.

Këto konstatime e vlerësime për peshën e Nënë Terezës i jep biografi i saj Dom Lush Gjergji, në intervistën që transmetohet të dielën në ora 18.00 në Alsat.

Ai gjithashtu thotë se origjina e saj shqiptare as që duhet diskutuar më dhe shprehet se shenjtëria e saj e ka burimin tek vlerat e traditat shqiptare dhe prandaj secili duhet të ndihet krenar me figurën e saj që shkon përtej feve dhe etnive./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme