Marco Langhorst, i cili shërben si zëvendëskomandanti i Regjimentit të tretë të Policisë Ushtarake gjermane, ka folur rreth përgatitjeve të fundit të zhvilluara nga ky njësit.
Langhorst i cili është pjesë e Policisë Ushtarake që nga viti 1998-të, në intervistën e publikuar nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, është pyetur rreth dokumentimit të krimeve të luftës në përgjithësi, transmeton Klankosova.tv.
Nënkoloneli përmendi edhe Kosovën, ku tha se së fundmi kanë dokumentuar varreza masive.
“Dokumentimi i krimeve të luftës kishte rënë në plan të dytë për shkak të situatës aktuale të rendit. Së fundmi, gjatë misionit tonë në Kosovë, na është dashur t’i dokumentojmë varrezat masive dhe të regjistrojmë informacione që mund të përdoren në gjykatë. Që atëherë, hapësira e informacionit është bërë dukshëm më e vështirë dhe më e shpejtë. Dezinformimi dhe propaganda janë të zakonshme. Ne duhet të përshtatemi me këtë. Gjatë trajnimit tonë, ne punojmë shumë intensivisht me Zyrën Federale të Policisë Kriminale, ndër të tjera. Përfaqësues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale ishin gjithashtu me ne për t’u përgatitur për skenarë të mundshëm. Lufta në Ukrainë tregon shumë qartë se sa e rëndësishme është të dokumentohen krimet e luftës dhe ta dominosh hapësirën e informacionit”, tha ai.
Sipas kolonelit gjerman, regjimenti i tretë i Policisë Ushtarake në Munchen, është “pika e parë e kontaktit për të gjitha pyetjet e policisë ushtarake nga ushtarët në Gjermani”.