Nënkryetari i LDK’së thotë se kanë dallime të mëdha me Vetëvendosjen

Takimet në nivel të ekspertëve për të harmonizuar programet qeverisëse ndërmjet koalicioni LAA dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk po shihen që do të sjellin ndonjë rezultat konkret për të ardhmen. Kështu të paktën thotë njëri prej figurave kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

Nënkryetari i LDK-së, në një prononcim për “Indeksonline”, shprehet se nuk është kundër bisedimeve apo hulumtimit të gjetjes së ndonjë mundësie, mirëpo nuk shpreson se do të ketë rezultat me partinë e Visar Ymerit.

“Nuk jam optimist se do të ketë diçka pozitive në këtë aspekt. Me Vetëvendosjen LDK-ja ka dallime shumë të mëdha. Ka çështje që duhet mu definu paraprakisht edhe nuk e besojë se është shumë e lehtë ajo punë me bo”, është shprehur ai.

Më tej, Veliu thotë se bllokada institucionale e krijuar tani e shumë kohë ka vështiruar krijimin e ekzekutivit pasi nuk janë numrat e qëndruar nga dy krahët, qoftë nga koalicioni PAN apo pjesa tjetër parlamentare.

“Mendojë se është shumë vështirë në këtë situatë me këta numra që kanë dal pas zgjedhjeve me formu qeverinë, qoftë nga koalicioni që ka dal i pari apo këto tjerat për me bë një qeveri stabile”, thotë nënkryetari i LDK-së.

Megjithatë, Veliu tregon se subjekti të cilin e drejton Isa Mustafa më shumë tani është i fokusuar në zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 22 tetor.

“Ndërsa sa i takon nivelit qendror ne e kemi dhënë përgjigjen që qeverinë le ta bëjnë ata që e kanë rrëzu, të bëhen bashkë ata. Ne preferojmë më tepër në çfarëdo kombinacioni që të mbesim opozitë sesa të futemi në qeveri”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme