Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka deklaruar se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për hapjen e urave në veri të qytetit.
Sadiku theksoi se nuk janë kundër urave, por shtoi se për ta prioritet mbeten urat më të mëdha.
Ai gjithashtu kritikoi mungesën e bashkëbisedimit ndërmjet komunave për këtë çështje.
”Jo nuk kemi qenë në dijeni, nuk është bërë një bisedë. Cështja e urave duhet të bëhet mes dy komunave, nuk ka pasur debat as dialog më të gjatë.
Ai tha se hapja e urave në veri nuk ka qenë një domosdoshmëri për komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Jugut tka ka shtuar se ka prioritete tjera.
Sipas tij, përpjekjet dhe energjia institucionale është dashur të drejtohen drejt çështjeve me rëndësi më të madhe për qytetarët.
“Jo, definitivisht jo. E gjithë energjia është dashur të jepet te një vlerë universale. Ura kryesore, e cila ndër vite ka qenë simbol i ndarjes, tani është përafruar të hapet për qytetarët,” u shpreh Sadiku.
Ai tutje ka shtuar se ”Këto ura nuk e granatojnë që do të hapet ura që është simbol i ndasisë”. /rtv21