Nënshkruhet marrëveshja 62 milionë eurosh me Hungarinë

Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Szijjarto, kanë nënshkruar sot marrëveshje për bashkëpunim financiar ndërmjet dy vendeve.

“Jam shumë i kënaqur që kemi arritur këtë marrëveshje që na siguron 62 milionë euro me 0.% normë interesi dhe me afat prej 17 vitesh. Ne tashme kemi përcaktuar disa sektorë që më së shumti ka nevojën Kosova për ta përmirësuar standardin e jetës”, ka deklaruar Hoti, duke treguar se në këtë takim kanë biseduar edhe për marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve, raporton “Epoka e re”.
Ndërkaq Szijjarto, ka falënderuar ministrin Hoti për pritjen. Ai ka thënë se kjo marrëveshje ka rendësi për Kosovën. “Hungaria i bashkëngjitët rëndësisë që ka kjo marrëveshje për mbështetjen e Kosovës. Kompanitë tona kanë filluar të interesohen për sektorët e ujërave, siç është rasti në Batllav. Gjithashtu është formuar komiteti i përbashkët që takimi i parë do të mbahet në korrik”, ka thënë Szijjarto. Epoka e re

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme