Nënshkruhet Marrëveshja për ndërlidhjen e gazit Qystendil – Zhidilovë

Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë. Kjo është bërë e mundur sot pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyçje ndër-sistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë ndërmjet SHA GA-MA dhe Buglartransgaz EAD.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin e kapaciteteve shtesë për përdorim nga furnizues të shumtë dhe diversifikimin e burimeve tona të furnizimit, si dhe duke përdorur të gjitha burimet që janë aktualisht të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në nënshkrimin e marrëveshjes në Sofje.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i SHA GA-MA Shkup, Aleksandar Arsiq dhe drejtori ekzekutiv i Bulgartransgaz, Vladimir Malinov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme