Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e hekurudhës Nish- Shkup

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Goran Vesiq, nënshkroi sot një memorandum me homologun e tij maqedonas Blagoj Boçvarski për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi në Shkup, për të cilën të dy vendet do të kërkojnë bashkërisht fonde nga BE-ja.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të kryeministrave të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ana Brnabiq dhe Dimitar Kovaçevski.

Bërnabiq me këtë rast tha se memorandumi në fjalë si dhe panairi i djeshëm i verërave Open Balkan, kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ministri Vesiq paraprakisht ka thënë se hekurudha do të modernizohet dhe do të elektrizohet, me shpejtësi prej 120 kilometrash në orë.

Ai tha se është në proces projektimi i pjesës Nish – Preshevë, 135 kilometra, ndërsa partnerët maqedonas do të projektojnë rreth 50 kilometra nga kufiri deri në Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme