Nëntë të arrestuar për shkak të mosrespektimit të masave gjatë pandemisë

Derisa Kosova ka hyrë në fazën e dytë të masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka rënë edhe numri i të arrestuarve.

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës përmes raportit njofton vetëm për 9 të arrestuar, derisa javëve të fundit kjo shifër ishte dukshëm më e lartë.

Një rast raportohet në Prishtinë, 3 në Gjilan, 3 në Prizren dhe dy në Mitrovicën Jugore.

Nga 18 maji në Kosovë nisi faza e dytë e masave.

Në fazën e dytë nisi edhe rihapja e floktarëve dhe salloneve të bukurisë, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregjet e gjelbra, restorantet dhe kafenetë me sistemin e sportelit, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme