Nëse marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, atëherë ajo do të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.
Kështu ka thënë sot Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferencë për media pas takimit që pati këshilli i këtij subjekti partiak, njofton Klan Kosova.
Veç tjerash ai tha se në këtë takim u diskutua poashtu edhe për çështjen e arrestimit të Kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, të cilin Gjini e quajti kidnapim politik.
Ardian Gjini dhe gjithë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në takimin e mbajtur kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të bëjnë më shumë për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt i cili u arrestua në Francë në bazë të një urdhër-arresti serb, njofton Klan Kosova.