Nëse ju vjen ky mesazh në inbox, mos e hapni asesi

Miliona adresa e-mail janë infektuar me malware e rrezikshme, e cila mbyll skedarët në kompjuterin tuaj, për hapjen e të cilave hakerët kërkojnë dëmshpërblim në bitcoin.

 

Përdoruesit e e-mail  janë paralajmëruar pasi që 23 milionë mesazhe të infektuara me malware Locky janë dërguar në adresa të ndryshme nga kriminelët e kibernetikës këtë javë.

Një sasi e madhe e e-mailave të prekur me virus janë dërguar në adresa të ndryshme vetëm këtë të hënë.

E-mailat përmbajnë tema të ndryshme, si “please print” (ju lutem printoni), “photo” (foto), “documents” (dokumente) dhe “images” (imazhe) etj.

Mesazhet po ashtu vijnë me shtojcën ZIP dhe nëse ju shihni ndonjë mesazh të tillë nga ndonjë adresë e dyshimtë, mos klikoni në të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme