Nëse ka koncesione me Listën Serbe, LDK nuk e voton demarkacionin

Arben Gashi ishte i ftuar në T7 ku foli për aktualitetin politik, me theks të veçantë mbi demarkacionin që do të hidhet në seancë javën e ardhshme me qëllim që të ratifikohet.

Së fundmi Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se të martën do të votohet Demarkacioni, Gashi tregon se ku qëndron LDK-ja, a do ta votojë apo jo?

“Nëse vërtetohen spekulimet dhe informacionet e fundit për koncesionin ndaj Listën Serbe dhe për zhurmat që dëgjova, atëherë ne do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë sepse nuk lejojmë të diskutohet për Trepçën”, ka thënë ai.

Ka pas deklarata nga anëtarët e PDK-së për kërkesat e listës Srpska.

A kanë arrit me i mbledh informata të mjaftueshme se tashmë ka koncesione përmes Qeverisë së Kosovës dhe Srpska Listës sa i përket marrjes së votës për Demarkacion?

“Janë spekulime, dhe me sa e di unë po punohet që të kemi një votë të shumicës shqiptare për të kaluar çështja e demarkacionit dhe që demarkacioni mos të varet nga votat e listës serbe…” ka thënë Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme