Nëse Krasniqi bëhet deputet, rrezikon të humbë mandatin

Gjatë ditës së djeshme Indeksonline ka arritur që të sigurojë listën jo zyrtare me emra të 31 kandidatëve  të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Ndër ta është edhe kandidati Frashër Krasniqi, i cili është i dyshuar për sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës dhe i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpiak që një kohë të gjatë.

I kontaktuar nga Indeksonline, avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur se në rast që klientit të tij nuk i hiqet masa e arrestit shtëpiak prej gjashtë muajve të parë të legjislaturës, atëherë ai duhet të zëvendësohet nga ndonjëri prej kandidatëve tjerë që është në radhë për tu bërë deputet.

“Në rast që Krasniqi, supozojmë që ka fituar mandatin e deputetit, sa i përket statusit të tij në lëndë asgjë nuk ndryshon përveçse nëse ai do të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës që shpresoj që të jetë e vërtetë, atëherë do të duhet që faktikisht masa e arrestit shtëpiak në të  cilën është ai, të mos zgjasë më tepër se gjashtë muaj sepse në atë rast humbet statusin e tij”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu ai shpreson që masa e arrestit shtëpiak do t’i hiqet, por jo për shkak të emërimit si deputet, por ajo do të duhej të hiqej sepse nuk ka asnjë arsye dhe nuk ka pas asnjëherë që ai të jetë i ndaluar panevojshëm.

“Po bëhen afro 1 vit që nga vendosja e arrestit shtëpiak e që nga momenti kur shtëpinë ia kanë shndërruar në burg”, ka shtuar Gashi duke shtuar se ekziston edhe një mundësi që Gjykata gjithnjë t’i lejojë Krasniqit pjesëmarrje në disa prej punëve të Kuvendit, shembull janë takimet e Grupeve Parlamentare apo diçka e ngjashme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme