Nëse largohet Leao, Milan tashme e ka gjetur zëvendësuesin e tij

AC Milan mund të kërkojë nënshkrimin e Luis Sinisterra nga Leeds United nëse largohet Rafael Leao.

Gazetari Carlo Pellegatti shkruan se anësori kolumbian është një lojtar që Milani mund të shikonte nëse do të humbiste Rafael Leao në afatin e janarit, përcjell ORAinfo.

Leao ishte i lidhur fort me Chelsean gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo ai përfundoi duke mbetur në San Siro. Megjtiahtë ka shqetësime nëse ai do të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor 2024, që do të thotë se një shitje mund të bëhet sërish aktuale.

Pellegatti tha për interesimin e Milanit për Sinisterra: “Nëse Leao duhej të largohej, një lojtar që do të doja dhe që i ngjan shumë atij është Sinisterra, sot te Leeds”.

Leeds nënshkroi Sinisterra në verë dhe lidhi një kontratë deri në vitin 2027 pasi Raphinha u largua drejt Barcelonës.

Megjithatë, Milan mund të jenë në linjë për të fituar një shumë të madhe nëse Leao largohej dhe potencialisht mund të përmbushin çmimin e kërkuar të klubit të Premier League. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme