Nëse pas PDIU qëndron Erdogani, po pas PBDNJ kush qëndron Tsipras?

Pas një shkrimi të publikuar nga gazeta greke “Kathimerini”, e cili akuzonte partinë e PDIU-së se pas saj fshihet presidenti turk Erdogan, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe.

Duke shprehur habi me pretendimet e grekëve, Braçe shtron pyetjen: “Po pas PBDNJ, kush qëndron, Tsipras?”

Statusi i plotë i Braçes:

“Po lexoj se grekët mendojnë që, pas PDIU qëndron Erdogan!!

Janë të bindur, por nuk kanë asnjë provë, vetëm ç’thotë Sali Berisha.

Pyetjen e kam unë;

Po pas PBDNJ, kush qëndron, Tsipras?

Po si ka mundësi që një vend i Bashkimit Europian të vijojë të mendojë kështu.

Shikoni, marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë të rëndësishme, jemi fqinjë të mirë mendoj unë dhe, duhet të dialogojmë, diskutojmë, bashkëpunojmë, si partner të barabartë e serioze ama, në Europë, këtë të këtij shekulli”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme