Postimi i plotë:
Po me duket se tani politika kosovare nga joserioziteti eshte duke kaluar ne cmendi.
Nese sillet ne votim shfuqizimi i ligjit per Gjykaten Speciale, Kosova do te konsiderohet nga bashkesia nderkombetare si “rogue state” – shtet mashtrues dhe do te hyj ne rang me Korene e Veriut, Iranit dhe Serbise se Millosheviqir te fillim 90ve te shekullit te kaluar.
Nese kjo behet, Gjykaten Speciale do ta rikthej Keshilli i Sigurimit i OKB-se, do te rikthehet ne veprim fuqishem rezoluta 1244 e OKB-se, dhe do te perfundoj tregimi i pavaresise dhe sovranitetit te Kosoves per vitet ne vijim.
Sot, dem me te madh vendit tone eshte duke i bere lideret politik te saj se sa vet Serbia e Rusia.