Nesër do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Prishtinës

​Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njofton konsumatorët e rrugës “Luan Haradinaj”, konsumatorët e lagjeve Pejton, Dardania, Lakrishte, Kalabria” se gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , gjithsej 8 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU Prishtina, puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Me këtë rast, përveç zonave të lartcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.

Kompania njofton se këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme