Gjatë ditës së nesërme gjashtë personat e akuzuar për protestat për rastin “Monstra” do të paraqiten në seancë gjyqësore.

Ata akuzohen nga Prokuroria Themelore e Shkupit për “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, ndërsa sipas Kodit Zgjedhor ata mund të dënohen me nga gjashtë muaj deri në pesë vite burgim.

 Gjykimin për protestat e 26 shkurtit e udhëheq gjyqtari Marin Stanevski, ndërsa përfaqësues i PTHP-së vshtë Marija Demirova Panajotova.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit më 26 shkurt, si pjesëmarrës në protestë në Shkup për rastin “Monstra”, kanë qenë pjesë e turmës që ka kryer dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe personave të tjerë. Të akuzuarit bashkërisht me persona ende të panjohur kanë sulmuar policët me gurë, pllaka betoni, metale dhe objekte të tjera dhe si rezultat i kësaj, me lëndime të rënda trupore ka mbetur një gazetar dhe 11 policë të tjerë kanë marrë lëndime trupore./Telegrafi/