Prokurorja në rastin e Almir Aliut, Suzana Kusigerska nesër në seancën e fjalëve përfundimtare pritet të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”.
Ndonëse në takimin e sotëm me gazetarë, Kusigerska nuk shpalosi asgjë, fakti që organi akuzës mbron ekspertizën neuro-psikiatrike të të akuzuarit të parë Baban Iliq ku edhe është konstatuar se “veprën e ka bërë në afekt nga frika, por vetëdija e tij ka mundur të kontrollojë veprimet” dëshmon edhe njëherë se i akuzuari për vrasje do të gjykohet për kryerje të veprës “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.
Ditë më parë, kryeprokurori Ljubomir Joveski dhe prokurorja Suzana Kusigerska kanë zhvilluar takim me familjarët e Almir Aliut në Prokurorinë Themelore në Kumanovë. Kjo sipas familjarëve është bërë me qëllim që të njoftohen paraprakisht për rikualifikimin e lëndës. Gjyshi i Almirit, Nijazi Aliu këtë veprim të Prokurorisë e quan vrasje të dytë të nipit të tij 4 vjeçar.
Për ditën e nesërme janë caktuar fjalët përfundimtare. Aktualisht akuza mbetet ajo e para, për vrasje akuzohet Boban Iliq, ndërsa për dhunë Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Deri tek rikualifikimi erdhi pas kërkesë së mbrojtjes për rikonstruim të lëndës. Pala e dëmtuar u ankua në Prokurorinë e Lartë ku edhe pasoi referenca.