Nesër Kurban Bajrami, BFI mesazh për besimtarët

Besimtarët mysliman të dielën festojnë Kurban Bajramin, festë kjo që në vete ngërthen tri ngjarje të rëndësishme fetare; shpalljen e Kuranit, haxhin dhe therjen e kurbanit. Sipas kreut të BFI-së, Shaqir Fetai të gjitha këto porosi hyjnore nga Zoti i japin vlerë të lartë festës së madhe të Kurban Bajramit. Në mesazhin drejtuar besimtarëve, Fetahu thotë se festa e Kurban Bajramit me të gjitha vlerat dhe elementet e saja tregon konceptin e ngritjeve të shoqërive duke na mësuar se nuk ka vepra madhore pa sakrifica madhore dhe se ndihma e Zotit intervenon atëherë kur me përkushtimin më të madh japim gjithçka nga vetja, sinqeritetin, angazhimin, dijen, për një të ardhme më të mirë.

“Kjo festë paraqet lidhshmëri me Zotin e Plotfuqishëm, përkushtim ndaj porosive të tij, edukim i shpirtit për sakrificë në vepra të mira, vetëdije për njeriun si vepër më madhore e Zotit, inspirim dhe gatishmëri për ngritjen e jetës, vlerave, humanitetit, barazisë, paqes, tolerancës në mes njerëzve. Kjo festë e madhe e Kurban Bajramit i flet njeriut bashkëkohorë që krahas zhvillimit në sfera të ndryshme, t’i kthehet shpirtit, moralit, familjes së shëndoshë, shoqërisë fisnike që do të kontribuojë në afrimin në mes kombeve, në ndihmën në mes njerëzve, në ndaljen e vrasjeve, mbytjeve, luftërave, masakrave, gjenocideve, dhe evitimin e anomalive të rrezikshme që rrënojnë moralin njerëzor”, tha Shaqir Fetai, kryetar i BFI-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme