Nesër me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare

Parashikimi i motit për nesër paralajmëron mot me diell dhe të ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare, erëra të moderuara veriore dhe temperatura maksimale deri në 33 gradë. Mot i qëndrueshëm pritet në ditët në vijim me erë që do të ndryshojë drejtim.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 29 deri në 33 gradë.

Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare . Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë 33 gradë.

The post Nesër me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme