Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot kryesisht i vranët dhe me shi do ta karakterizojë vendin tonë gjatë ditës së nesërme.
“Vlerat minimale e temperaturave do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ulet me vlera minore nën normalen. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më tej nga verilindja me shpejtësi deri 9 m/s.”,bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.