Nesër në Bllacë do të nisë zbatimi i sistemit “One Stop Shop”, pritet të zgjidhet problemi me pritjet e gjata

Gazetar: Avni Tahiri

Vetëm në muajin mars të këtij viti, 160,767 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, kanë hyrë dhe dalë nga pika kufitare e Bllacës, ndërsa në po të njëjtin muaj, 221,762 shtetas të huaj kanë kaluar në këtë pikë kufitare.

Në kalimin kufitar të Bllacës, bëhen përgatitjet e fundit për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” i paralajmëruar për ditën e nesërme.

“Pika kufitare Bllacë është njëra nga më të frekuentuarat si nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut po ashtu edhe të Republikës së Kosovës. Tani e disa here është paralajmëruar vënia në funksion e “One Stop Shop’’-it apo një kontrolli të vetëm në këtë pikë kufitare ndërsa paralajmërimi i fundit është se do të filloje të funksionoje më datë 12 prill”, tha Avni Tahiri – Gazetar.

Sipas qytetarëve, ky vendkalim që lidh Maqedoninë dhe Kosovën është i një rëndësie të veçantë për lidhjet familjare që kanë qytetarët por edhe për zhvillimin ekonomik.

“Unë kaloj shpesh këtu dhe është terror. Pritni gjatë? Çdoherë. Me vendosjen e “One Stop Shop’’-it, mendoni se do të lehtësohet? Shpresojmë, që nesër do të ndodhe vërtetë nesër sepse i përcjelli lajmet dhe çdoherë e shtyjnë nga dy javë”, tha një qytetar.

“Shumë më mirë sepse ndonjëherë presim mbi 20 minuta, ndonjëherë nga dy apo tre orë. Verës nuk kalojmë aspak më lehtë në këmbë e kalojmë. Kemi të afërt në Kosovë dhe udhëtojmë shpesh, thuajse çdo të dytën ditë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Shumë mirë, të bëhemi bashkë edhe më mirë. Do të ketë lehtësim për qytetarët? Po, sigurisht sepse presim dy a tre orë dhe është mëkat, për shembull ja në jemi me fëmijë të sëmurë këtu”, tha një qytetar.

“Është një veprim që u deshtë të ndodhe shumë më herët por më mirë vonë se kurrë. E kaloni shpesh? Po, shpesh. Dhe pritni? Varësisht nga sezoni por çfarë të bëjmë”, deklaroi një qytetar.

Përurimin e “One Stop Shopit”, sistem i ri i një kontrolli të përbashkët nesër pritet ta bëjnë kryeministrat e dyja vendeve Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme