Nesër në New York pritet të mbahet rrethi i dytë i negociatave mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasillakis në lidhje me çështjen e emrit, me ndërmjetësim të Matthew Nimetz.
Ndërmjetësuesi në negociatat për emrin do të takohet me negociatorët në përpjekje për të gjetur zgjidhje të kontestit historik për emrin mes dy vendeve, që për Maqedoninë është pengesë për integrimin në strukturat euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nimetz dje në një intervistë për televizionin grek ERT theksoi se nuk do të jep propozim të ri për emrin, por do të bisedojnë për idetë të cilat janë diskutuar edhe në të kaluarën.
Ai vlerësoi se ekziston mement pozitiv në Shkup, duke shtuar se qeveria e re është më e interesuar ta zgjidh kontestin. Ndërsa klimë pozitive sheh edhe tek pala greke.
Nimetz tha se përveç emrit ekzistojnë edhe çështje tjera, siç është çështja e identitetit, që shkakton sheqtësim të madh tek populli maqedonase.