“Nesër në të njëjtën orë”/ Mbyllet pas tre orë e gjysmë protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

Pas tre orë e gjysmë tubim është mbyllur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta kundër rritjes së çmimeve në ditën e katërt të saj.


Protestuesit u mblodhën rreth orës 11:00 para sheshit ‘Skëndërbej’ dhe marshuan drejt kryeministrisë. Protestës sot iu bashkuan figura të njohura te ekranit si Florian Binaj dhe aktori tjetër i humorit Irgen Çela, por edhe banorët e “5 Majit”.

Pas disa orësh protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në protestat masive të tre ditëve të shkuara.

Ata kanë lënë takim ditën e nesërme në të njëjtën orë pasi kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të realizohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme