Nesër pritet të ketë seancë për demarkacionin

Nesër pritet të mbahet seancë për demarkacionin, çështje kjo e cila mbeti pezull tash e sa kohë.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke bërë që seancat për demarkacionin të dështojnë disa herë.

Koha.net duke u thirrur në burime të veta, sot ka mësuar se seanca për demarkacionin pritet të mbahet nesër, ditë e martë.

Kryeministri Ramush Haradinaj në fund të javës së shkuar kishte deklaruar se demarkacioni do të ratifikohet gjatë kësaj jave.

Edhe zëvendësi i tij Behgjet Pacolli, u shpreh i bindur se demarkacioni do të marrë epilog këtë javë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme