Nesër protesta e thirrur nga Berisha dhe deputetët e PD, “blindohet” ndërtesa e kryeministrisë

Ndërtesa e kryeministrisë është blinduar para protestës së nesërme që pritet të mbahet në orën 19:00 deri në 21:00 siç është përcaktuar në lejen e dorëzuar në polici.

Protesta është thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha dhe deputetë të PD të cilët krkojnë dorëheqjen e qeverisë për shkak të situatës së vështirë ku ndodhet vendi. Siç shihet edhe në foton e siguruar, po bëhet blindimi i derës kryesore të kryeministrisë, për të penguar çdo lloj tentative nga protestuesit për të hyrë brenda në rast të përshkallëzimit të protestës.

Ndërkohë në të gjithë perimetrin e institucionit dhe në sheshet ku pritet të ketë protestues, janë angazhuar rreth 1000 forca policie, mes tyre forcat speciale “RENEA” dhe FNSH./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme