Nesër seancë plenare dhe protestë në Shqipëri, deputetët kërkojnë garanci për sigurinë e tyre

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të martën (nesër) në seancë plenare. Deputetët janë njoftuar për mbajtjen e seancës në orën 10:00. Por burime për Report Tv, nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, thonë se nuk përjashtohet ndonjë ndryshim i mundshëm i orës së seancës në moment të fundit.

Burime nga mbledhja e grupit, thanë se deputetët i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të tyre, nisur nga e marta e kaluar më 26 shkurt, kur opozita protestoi para Parlamentit duke sulmuar deputetët teksa futeshin në Kuvend.

Nga ana e saj, Policia e Tiranës, i ka kërkuar opozitës jo parlamentare që të mos protestojë para Kuvendit, dhe të zgjedhë një vend tjetër më të përshtatshëm, pasi siç ndodhi më parë, u cenua siguria dhe rrezikohet jeta e deputetëve, po ashtu cenohet edhe mbarëvajtja e seancës plenare.

Megjithatë, PD është e palëkundur, dhe është shprehur se do të protestojë para Parlamentit sa herë që do të ketë seanca pasi e cilësojnë parlamentin ilegjitim.

Policia e Tiranës paralajmëroi dje demokratët se nëse do të protestojnë tek Kuvendi, dhe nëse do të ketë dhunë ndaj deputetëve dhe policisë, të gjithë, organizatorë, drejtues të protestës dhe pjesëmarrësit do të ndiqen penalisht në sajë të ligjit për tubimet.

Në seancën e së martës, veç rendit të ditës, pritet të betohen edhe 4 deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Janë 4 kandidatët e listave zgjedhore të 2017-ës, që pranuan mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së opozitës së bashkuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme